“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa persona erdhën në Medinë, por nuk u pëlqeu klima, andaj u sëmurën. Pejgamberi ﷺ i urdhëroi t'i bashkëngjiteshin bariut të tij, gjegjësisht deveve, si dhe të pinin prej urinës dhe qumështit të deveve, derisa trupat e tyre u shëruan. Pas kësaj, ata e vranë bariun dhe e morën kopenë e deveve. Pejgamberi ﷺ mori vesh për këtë dhe dërgoi dikë në kërkim të tyre. Kur ia sollën, urdhëroi t'u priteshin duart e këmbët dhe t'u damkoseshin sytë.” Ibn Sirini thotë: “Kjo ngjarje ka ndodhur para se të shpalleshin ndëshkimet e përcaktuara.””