“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi nga Ejubi, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë kohës kur ishim në Hudejbije, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë teksa isha duke ndezur zjarrin nën kazan. Nga koka më binin morrat, andaj Pejgamberi ﷺ më tha: - “A po të mundojnë morrat?” - Po, - ia ktheva. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Rruaje kokën dhe agjëro tri ditë, ose ushqeji gjashtë të varfër, ose ther një dele.” Ejubi thotë: “Nuk e di se me cilën ka filluar.””