“Ebu Velid Hisham ibn Abdulmeliku na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Sulejman ibn Gasili, e këtij i ka treguar Asim ibn Omer ibn Katadja se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Nëse në metodat tuaja të mjekimit ka shërim, atëherë ajo gjendet në kupën e hixhames ose në kurimin me kauterizim, por nuk e pëlqej kurimin me kauterizim.””