“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu se Umu Kajsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Hyra tek i Dërguari i Allahut ﷺ me një djalë timin, të cilit, paraprakisht, ia shrydha bajamet me gishtërinj, për shkak të ënjtjes. Atëherë Pejgamberi ﷺ më tha: “Pse po veproni kështu me fëmijët tuaj? Ju mjafton ta përdorni këtë kistin indian, sepse në të ka shërim për shtatë sëmundje: për plevitin dhe për trajtimin e pezmatimit të fytit përmes thithjes së tij. Sufjani tregon: “E kam dëgjuar Zuhriun të thotë: “Na i ka sqaruar vetëm dy prej tyre, kurse pesë të tjerat nuk na i ka sqaruar.” I thashë Sufjanit: “Mameri e ka përdorur shprehjen: ia shtrydha ato (bajamet), dhe ka thënë se nuk mbaj në mend të ketë përdorur shprehje tjetër, e kam mësuar përmendsh nga goja e Zuhriut. Ndërkohë Sufjani e pati përshkruar djaloshin se si i është shtrydhur bajamja me gisht, e në atë rast Sufjani e futi gishin e tij në fyt, duke shpjeguar se çfarë është për qëllim.””