“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Mutevekili se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ e i tha: “Vëllai im lëngon nga diarreja?” Tha: “Jepi të hajë mjaltë!” I dha të hajë, pastaj erdhi dhe tha: “I dhashë të hajë, por kjo vetëm ia shtoi rrjedhjen e barkut.” Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu e ka thënë të vërtetën, kurse barku i vëllait tënd ka gënjyer . Jepi të hajë mjaltë!” Transmetimin e Muhamed ibn Xhaferit e fuqizon Nadri nga Shuëbe.”