“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu se Ubejdullah ibn Abdullahu tregon: “Umu Kajs bint Mihsan Esediu - nga familja Huzejme - (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ishte ndër gratë e para muhaxhire që ia kishin dhënë besën Pejgamberit ﷺ, pikërisht motra e Ukashes, i ka treguar atij se shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ me një djalë të sajin, të cilit ia kishte shtrydhur bajamet me gishtërinj, për shkak të ënjtjes.” Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Përse po veproni kështu me fëmijët tuaj? Ju mjafton ta përdorni këtë kist indian, sepse në të ka shërim për shtatë sëmundje, përfshirë edhe plevitin.””