“Abdulala ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz, - ose ka thënë: disa burra, - nga fiset ukël dhe urejne erdhën tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe diskutuan për Islamin.” Ata thanë: “O Pejgamber i Allahut, ne jemi blegtorë, e jo bujq.” Atyre nuk u pëlqeu klima në Medinë, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi t'u jepen disa kope devesh dhe një bari. I urdhëroi të dalin jashtë Medinës e të pinë qumësht dhe urinë të deveve. Por, kur shkuan afër pllajës, ata bënë kufër pas besimit të tyre, e vranë bariun e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe u grahën deveve. Me t'i arritur lajmi, Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë në kërkim të tyre. (Pasi i zunë) urdhëroi t'u damkosen sytë, t'u priten duart dhe u lanë afër pllajës, derisa vdiqën në këtë gjendje.””