“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Habib ibn Ebu Thabiti se Ibrahim ibn Sadi thotë: “E kam dëgjuar Usame ibn Zejdin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke i treguar Sadit se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse dëgjoni se ka rënë murtaja në ndonjë vend, mos hyni në të, e, nëse jeni në ndonjë vend ku tanimë ka rënë murtaja, mos dilni prej aty.” Habib ibn Ebu Thabiti e pyeti Ibrahimin: “E ke dëgjuar Usamen duke i treguar Sadit dhe ai nuk e mohonte?” Ai tha: “Po.””