“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Abdullah ibn Amiri tregon: “Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u nis drejt Shamit dhe, kur arriti në Serga, u njoftua se në Sham kishte rënë një epidemi. Abdurrahman ibn Aufi pastaj i tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dëgjoni se (murtaja) ka rënë në ndonjë vend, mos hyni në të, e, nëse jeni në ndonjë vend të prekur nga ajo, mos dilni prej aty për të ikur prej saj!””