“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Ebu Mutevekili se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup shokësh të Pejgamberit ﷺ (gjatë një udhëtimi) arritën në një lagje të një fisi arab, të cilët refuzuan t'u ofrojnë konak. Duke qenë në këtë gjendje, prijësin e fisit në fjalë e thumboi një akrep. Ata pyetën: “Vallë, mos ndokush prej jush posedon ndonjë ilaç ose bën rukje?” Sahabët thanë: “Ne ju kërkuam konak, por ju na refuzuat, andaj nuk do t'ju ofrojmë ndihmë pa na paguar.” Kështu, ranë në ujdi që për pagesë të marrin një kope delesh. Sahabiu filloi t'ia lexojë suren Fatiha, duke mbledhur pak pështymë në gojë e pastaj duke e spërkatur të sëmurin me të. Prijësi u shërua dhe ata ua sollën kopenë e deleve.” Disa sahabë thoshin: “Nuk do t'i pranojmë para se ta pyesim Pejgamberin ﷺ.” Kur e pyetën, ai qeshi dhe tha: “E si e dije që ajo (surja Fatiha) është rukje? Mbani delet dhe lërmëni edhe mua një pjesë.””