“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Husajn ibn Numejri, e ky nga Husajn ibn Abdurrahmani, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ doli një ditë para nesh dhe na tha: “M'u shfaqën përpara popujt. Kaloi një pejgamber me vetëm një pasues, një tjetër vetëm me dy pasues, pastaj kaloi një pejgamber me një turmë njerëzish e pas tij një pejgamber që s'kishte me vete asnjë pasues. Pastaj pashë një turmë të madhe njerëzish që kishte mbushur horizontin, andaj shpresova që këta të ishin umeti im. Por, më thanë: “Ky është Musai dhe populli i tij.” Pas kësaj më thanë: “Shiko atje!” Kur, ç'të shoh? Një mori e madhe njerëzish që mbushte horizontin!” Thanë: “Shiko atje dhe andej më tutje.” Kur, ç'të shoh? Një mori e madhe njerëzish e kishte mbushur horizontin!” Më thanë: “Ky është umeti yt, nga të cilët shtatëdhjetë mijë do të hyjnë në Xhenet pa u marrë në llogari.” Pejgamberi ﷺ nuk ua sqaroi më tutje, andaj njerëzit u ndanë në mendime të ndryshme (se cilët janë ata shtatëdhjetë mijë veta). Atëherë, shokët e Pejgamberit ﷺ filluan të flisnin për këtë çështje dhe thanë: “Sa na përket neve, ne kemi lindur në periudhën e idhujtarisë, pastaj e kemi besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij, por sigurisht këta duhet të jenë fëmijët tanë.” Kur Pejgamberi ﷺ i dëgjoi këto fjalë, tha: “Ata janë njerëzit që nuk besojnë në ogure, nuk kurohen me kauterizim dhe nuk kërkojnë t'u bëhet rukje, por mbështeten vetëm në Zotin e tyre.” Ukashe ibn Mihsani u ngrit dhe tha: “A jam unë prej tyre, o i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Po.” Pas tij u ngrit një tjetër dhe tha: “A jam edhe unë prej tyre?” Pejgamberi ﷺ tha: “Ta kaloi Ukashe.””