“Abdullah ibn Muhamed Xhufiu më ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberin ﷺ e kaploi sëmundja prej së cilës vdiq, i frynte vetes me suret kërkimmbrojtëse (Felek dhe Nas) . Por, kur iu rëndua sëmundja, unë i fryja me këto sure dhe ia fërkoja trupin me dorën e tij, për shkak të bereqetit të saj.” Kur Ibn Shihabi u pyet sesi i frynte vetes, tha: “Pështynte lehtë në duart e tij, pastaj e fërkonte fytyrën me to.””