“Abdullah ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u bënte rukje disa të sëmurëve duke ua vënë dorën e djathtë sipër dhe duke lexuar: “Edhhibil bes rabe nas, veshfi, ente shafi, la shifae ila shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje) !” Këtë ia përmenda Mesurit e ai më tregoi ngjashëm nga Ibrahimi, e ky nga Mesruku, e ky nga Aishja.”