“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Oguret nuk ekzistojnë, porse e mira e vetme në lidhje me to është optimizmi.” E pyetën: “Çfarë nënkupton me optimizëm?” Ai tha: “Fjala e mirë të cilën e dëgjon dikush prej jush.””