“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Oguret nuk ekzistojnë, porse e mira e vetme në lidhje me to është optimizmi.” E pyetën: “Çfarë nënkupton me optimizëm, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Fjala e mirë, të cilën e dëgjon dikush prej jush.””