“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Jahja ibn Urve ibn Zubejri, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa persona e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth falltarëve, e në atë rast ai tha: “E tëra është kotësi.” - O i Dërguari i Allahut, por nganjëherë ata na tregojnë diçka e cila, pas një kohe, realizohet! - thanë ata. - “Kjo që ndodh është një fjalë e vërtetë, të cilën ndonjë xhin e grabit dhe e përcjell në veshin e mikut të tij, i cili pastaj e përzien atë me njëqind gënjeshtra”, - u përgjigj i Dërguari i Allahut ﷺ.””