“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Ebu Seleme tregon se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu te tjetri 1 , nuk ka safer dhe nuk ka ogurzezë nga kukuvajka.” Ndërkohë, një beduin e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! E si ndodh atëherë që, devetë e mia, teksa janë duke ecur nëpër rërë të duken sikurse të ishin antilopë, ndërkohë vijnë disa deve të zgjebosura, futen midis tyre dhe ua bartin zgjebën të tjerave?” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Po tek e para kush e kaloi sëmundjen?””