“Ebu Seleme tregon se, më vonë, e ka dëgjuar Ebu Hurejrën duke transmetuar nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: “Bagëtitë e sëmura të mos u prijnë bagëtive të shëndosha!” Sa i përket hadithit që më parë e kishte transmetuar vetë, Ebu Hurejra më vonë e kundërshtonte atë. Ne i thamë: “A nuk na ke treguar më parë hadithin: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu...” ? Atëherë ai (nga hidhërimi) murmuriti diçka në gjuhën etiopase. Ebu Seleme thotë: “Nuk kam parë ndonjëherë të ketë harruar ndonjë hadith, përveç këtij.””