“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejr ibn Muaviu, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia, Allahu nuk do ta shikojë Ditën e Kiametit.” Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut, njëra anë e rrobës sime lëshohet, përveçse kur kujdesem për të!” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ti nuk e bën këtë nga mendjemadhësia.””