“Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulala, e ky nga Junusi, e ky nga Haseni se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim te Pejgamberi ﷺ, u eklipsua Dielli, e në atë rast ai doli duke e tërhequr rrobën zvarrë nga të nxituarit, derisa arriti në xhami. Njerëzit vërshuan mbrapa tij. Kështu, ai ua fali dy rekate, derisa Dielli u shfaq sërish (pas eklipsit).” Pastaj u kthye nga ne dhe tha: “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut. Kur të ndodhë kjo, faluni dhe luteni Allahun, derisa ta largojë (eklipsin) .””