“Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Shumejli, e këtij i ka rrëfyer Omer ibn Ebu Zaide, e këtij i ka rrëfyer Avni ibn Ebu Xhuhajfe, e ky nga babai i tij se Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pastaj, e pashë Bilalin, i cili solli një shkop dhe e nguli në tokë, më pas bëri ikametin për namaz. E pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke dalë veshur me një palë rroba, të ngritura (deri në gjysmë të kërcirit). Kështu, i fali dy rekate përballë shkopit, ndërkohë njerëzit dhe kafshët kalonin para tij, matanë shkopit.””