“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa një njeri e tërhiqte zvarrë rrobën e tij të poshtme, e përpiu toka, dhe vazhdon të fundoset në tokë deri në Ditën e Kiametit.” Transmetimin e Abdurrahman ibn Halidit e fuqizon Junusi nga Zuhriu, ndërkaq Shuajbi nuk ia ka atribuuar Zuhriut. Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: “Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar babai i tij nga xhaxhai i tij Xherir ibn Zejdi, i cili ka thënë: “Isha me Salimin, të birin e Abdullah ibn Omerit, pranë derës së shtëpisë së tij kur më tha: “E kam dëgjuar Ebu Hurejrën, i cili e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ”, ngjashëm.”