“Matar ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Shebabi, e këtij i ka treguar Shuëbe se e ka takuar Muharib ibn Ditharin sipër një kali, rrugës për të kryer një nevojë të tijën, e në atë rast, pasi e pyeta për këtë hadith, Abdullah Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia, Allahu nuk do ta shikojë Ditën e Kiametit.” Shuëbe tha: “E pyeta Muharibin: “A e përmendi rrobën e poshtme?” - Nuk e specifikoi as rrobën e poshtme, as këmishën, - tha Muharibi. Transmetimin e Shuëbes e kanë fuqizuar Xhebele ibn Suhejmi, Zejd ibn Eslemi dhe Zejd ibn Abdullahu nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Njëjtë transmeton Lejthiu nga Nafiu, e ky i fundit nga Ibn Omeri.Po ashtu, këtë transmetim e fuqizon edhe Musa ibn Ukbe, Omer ibn Muhamedi dhe Kudame ibn Musai nga Salimi, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ: "Atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij...””