“Abdullah ibn Othmani na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ shkoi tek Abdullah ibn Ubeji pasi e kishin lëshuar në varr dhe urdhëroi të nxirrej. Ata ia vendosën atë mbi gjunjë, e ai e lagu me pështymë dhe e mbështolli me këmishën e vet. Allahu e di më së miri.”