“Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur vdiq Abdullah ibn Ubeji, djali i tij erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, ma jep këmishën tënde, që me të ta qefinos (babanë tim), e falja namazin dhe kërko falje për të.” I Dërguari i Allahut ﷺ ia dha këmishën dhe i tha: “Kur ta përgatitësh, na lajmëro.” Pasi e përgatiti, ai e lajmëroi, e në atë rast Pejgamberi ﷺ shkoi t'ia falë namazin, por Omeri e tërhoqi dhe i tha: - A nuk ta ka ndaluar Allahu që hipokritëve t'ua falësh namazin e xhenazes? - “Kërko falje për ta, ose mos kërko. Por, edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t'ua falë...” (Teube, 80) - recitoi Pejgamberi ﷺ. Atëherë zbriti ajeti: “Asnjërit prej tyre, kur të vdesin, mos ia fal namazin e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje a vizitë)...” (Teube, 84) Pas kësaj Pejgamberi ﷺ nuk ua fali më namazin e xhenazes (hipokritëve).””