“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Nafiu, e ky nga Haseni, e ky nga Tavusi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Koprraci dhe dorëdhënësi u shëmbëllejnë dy personave që kanë të veshura xhybe të hekurta, me duar të ngjitura, nga gjoksi deri te supet. Sa i përket dorëdhënësit, sa herë që jep një lëmoshë, i zgjatet (rroba) derisa t'ia mbulojë majat e gishtërinjve dhe t'ia fshijë gjurmët e (këmbëve të) tij. Ndërkaq, sa herë që koprraci dëshiron të japë lëmoshë, çdo hallkë (e parzmores ) i tkurren në vendin e vet.” Ebu Hurejra thotë: “E pashë të Dërguarin e Allahut duke bërë me gisht kështu në grykën (e rrobës). Sikur ta shihje, ndonëse mundohej ta zgjeronte, ajo nuk i zgjerohej.” Transmetimin e Hasenit e fuqizojnë i biri i Tavusit nga babai i tij, dhe Ebu Zinadi, nga Arexhi, në lidhje me dy xhybet. Ndërkaq, Handhale ka thënë: “E kam dëgjuar Tavusin, e ky e ka dëgjuar Ebu Hurejrën duke thënë: “Dy xhybet.” Po ashtu Xhafer ibn Rebia transmeton nga Arexhi (se ka thënë): “Dy xhybet.””