“Kajs ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Duha, e këtij i ka treguar Mesruku se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë (në një udhëtim), Pejgamberi ﷺ u ndal për të kryer nevojën. Pasi u kthye, unë i shërbeva me ujë, e ai mori abdes duke pasur veshur një xhybe të Shamit. Kështu, shpëlau gojën e hundën, lau fytyrën dhe, kur tentoi t'i nxjerrë duart nga mëngët (nuk arriti), sepse ishin të ngushta, andaj i nxori nga poshtë trupit (nga brenda) dhe i lau duart, pastaj u dha mes'h kokës dhe mesteve.””