“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Zekerija, e ky nga Amiri, e ky nga Urve ibn Mugire se babai i tij Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha me Pejgamberin ﷺ në një udhëtim gjatë natës, më tha: “A ke ujë me vete?” - Po, - i thashë. Atëherë zbriti prej kafshës dhe u largua derisa u fsheh nga unë në errësirën e natës. Kur u kthye, unë i hodha ujë me calik e ai lau fytyrën dhe dy duart, ndërkohë kishte të veshur një xhybe prej leshi, kështu që nuk arriti t'i nxjerrë parakrahët prej saj, prandaj i nxori nga ana e poshtme (e brendshme) e xhybes. I lau parakrahët, i dha mes'h kokës, pastaj unë desha t'ia zbath mestet, por ai më tha: “Lëri, sepse i kam mbathur të pastra (me abdes) ”, - dhe u dha mes'h atyre.””