“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po ecja me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili kishte veshur një pelerinë të trashë nexhrane, një beduin e rrëmbeu për pelerine dhe e tërhoqi me ashpërsi, saqë skajet e saj i lanë shenja Pejgamberit ﷺ në qafë, për shkak të tërheqjes së fuqishme, e i tha: “O Muhamed, më ndaj një hise nga pasuria e Allahut që gjendet te ti!” I Dërguari i Allahut ﷺ u kthye nga ai, buzëqeshi dhe urdhëroi t'i jepej diçka.””