“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: - Një grua solli një pelerinë. E dini ç'është pelerina? - Po, petk i gjatë i qëndisur në skaje, - iu përgjigjën të pranishmit. Pastaj vazhdoi: “Gruaja në fjalë i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, e kam thurur me dorën time dhe ta kam sjellë që ta veshësh.” I Dërguari i Allahut ﷺ e mori ngaqë kishte nevojë për të. Kur doli ndër ne, ndërkohë e kishte mbështjellë si rrobë të poshtme, njëri prej të pranishmëve e preku me dorë dhe i tha: - O i Dërguari i Allahut, mund të ma japësh? - “Po” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Pejgamberi ﷺ, pasi qëndroi aty aq sa deshi Allahu, shkoi ta palosë dhe ia dërgoi këtij personi pelerinën në fjalë. Njerëzit i thanë: “Nuk bëre mirë që ia kërkove! Ti e dije se ai nuk refuzon askënd që i kërkon diçka!” Ai tha: “Betohem në Allahun se nuk ia kërkova për diçka tjetër përveçse për të qenë qefini im, ditën kur të vdes.” Sehli tha: “Dhe, ashtu ndodhi, ajo i shërbeu si qefin.””