“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Një grupi njerëzish prej shtatëdhjetë mijë personash, nga umeti im, që do të hyjnë në Xhenet, fytyrat do t'u ndriçojnë sikurse Hëna.” Ukashe ibn Mihsan Esediu brofi në këmbë duke mbajtur me dorë një rrobë të larmë dhe tha: “Lute Allahun për mua, o i Dërguari i Allahut, që të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ u lut: “O Allah, bëje atë prej tyre!” Pastaj u ngrit edhe një burrë ensar dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Por, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Ta kaloi Ukashe.””