“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Hubejbi, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar dy lloje të shitblerjes: mulamesen dhe munabedhen. Po ashtu ka ndaluar dy namaze: pas namazit të sabahut derisa dielli të ngrihet dhe pas namazit të ikindisë derisa dielli të perëndojë. Po ashtu, ka ndaluar që njeriu të mbështillet me një rrobë pa pasur diçka mes tij dhe qiellit (rrezikon t'i duket pjesa e turpshme), si dhe ka ndaluar që trupi të mbështillet me një rrobë duke i bllokuar duart në të.””