“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Amir ibn Sadi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar dy veshje dhe dy shitblerje: mulamesen dhe munabedhen në shitblerje. Mulamese është kur blerësi e prek rrobën, natën a ditën, dhe kjo i mjafton për zgjedhje, kurse munabedhe është kur njeriu ia hedh tjetrit rrobën dhe i dyti ia hedh të parit rrobën, shitblerje kjo e cila bëhet pa e shikuar mallin dhe pa pasur zgjedhje. Dy veshjet janë: që ta vendosë rrobën në njërin sup, kurse anën tjetër e zbulon pa pasur asgjë, si dhe veshja e dytë është mbështjellja me një rrobë, duke qenë ulur dhe pa e mbuluar pjesën e turpshme.”