“Muhamedi më ka thënë: Më ka rrëfyer Mahledi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që trupi të mbështillet me një rrobë duke i bllokuar duart në të, si dhe që njeriu të mbështillet me një rrobë pa e mbuluar pjesën e turpshme.”