“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Is'hak ibn Seidi, e ky nga babai i tij Seid ibn Fulan [i cili është vetë Amër] Ibn Seid ibn Asi se Umu Halid bint Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i sollën disa rroba, ndër të cilat ishte edhe një rrobë e vogël dhe e zezë me larime. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Kujt po thoni t'ia veshim këtë?” Ata heshtën, andaj ai tha: “Silleni Umu Halidin.” E sollën atë duke e mbajtur në krahë. Pejgamberi ﷺ e mori rrobën në fjalë dhe ia veshi asaj me dorën e tij, pastaj i tha: “U rritsh dhe e grissh!” Ajo rrobë kishte një larë të gjelbër ose të verdhë. Pejgamberi ﷺ tha: “Oj Umu Halid, kjo është e bukur .” 1”