“Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Më ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Ibn Avniu, e ky nga Muhamedi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur lindi Umu Sulejmi, më tha: “O Enes, shiko të mos hajë kjo foshnjë asgjë pa e dërguar te Pejgamberi ﷺ, që ai t'ia njomë gojën (me hurma të përtypura). Kështu, unë e dërgova atë, kur ja, Pejgamberi ﷺ ishte në një kopsht, veshur me një rrobë të larme hurejthije (të zezë), ndërkohë ishte duke i damkosur devetë që i kishin ardhur në vitin e Çlirimit.””