“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka rrëfyer Ejubi se Ikrime tregon: “Rifai e shkurorëzoi gruan e tij, e më pas atë grua e martoi Abdurrahman ibn Zubejr Kuredhiu. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shton: “Ajo kishte të veshur një mbulesë të gjelbër. Kështu, ajo iu ankua Aishes dhe ia tregoi shenjat e gjelbra në lëkurën e saj, - ndërkohë gratë i ndihmojnë njëra-tjetrës, - e, kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, Aishja tha: “Nuk kam parë sikurse besimtaret që ballafaqohen (me vështirësi)! Lëkura e saj është më e gjelbër se rroba e saj.” Burri i saj dëgjoi se ajo kishte shkuar tek i Dërguari i Allahut ﷺ, andaj vajti me dy djem të tij, që i kishte me një grua tjetër. Ajo tha: “Për Allahun, unë nuk jam e padëgjueshme ndaj tij, por organi i tij nuk më mjafton, aq sa më mjafton kjo" - dhe kapi një cep të rrobës së saj. Atëherë burri tha: “Për Allahun, po gënjen, o i Dërguari i Allahut, unë e shkund atë siç shkundet lëkura, por prapë ajo është e padëgjueshme, sepse dëshiron të kthehet te Rifai. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Nëse është kështu, ti nuk i lejohesh atij (Rifait) , ose ti nuk bën për të (Rifain) derisa burri yt t'i shijojë marrëdhëniet me ty.” Pejgamberi ﷺ ia pa atij dy djemtë dhe e pyeti: “Djemtë e tu janë këta?” - Po, - tha ai. - “Ky (burri yt i dytë) është ai për të cilin ti po pretendon atë që po pretendon?! Për Allahun, këta i përngjakan atij (babait të tyre) më shumë sesa korbi që i përngjan korbit”, - tha Pejgamberi ﷺ.””