“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Husejni, e ky nga Abdullah ibn Burejde, e ky nga Jahja ibn Jameri, e këtij i ka treguar Esved Diliu se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ, ndërkohë ai ishte duke fjetur dhe kishte të veshur një rrobë të bardhë. Më pas, prapë shkova, ndërkohë ai ishte zgjuar dhe tha: “Çdo njeri që thotë “la ilahe il-lallah”, pastaj vdes në këtë gjendje, do të hyjë në Xhenet.” - Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh? - e pyeta. - “Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh” , - tha Pejgamberi ﷺ. - Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh?! - pyeta prapë. - “Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh” , - tha Pejgamberi ﷺ. - Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh?! - e pyeta. - “Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh, edhe në mos i pëlqeftë Ebu Dherrit” , - tha Pejgamberi ﷺ. Sa herë që Ebu Dherri e tregonte këtë hadith, thoshte: “... edhe në mos i pëlqeftë Ebu Dherrit.” Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Kjo gjë është para vdekjes, nëse pendohet e bëhet pishman dhe thotë: “La ilahe il-lallah”, i falet atij.””