“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Katadja se Ebu Othman Nehdiu tregon: “Teksa ishim me Utbe ibn Ferkadin në Azerbajxhan, na erdhi letra prej Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar mëndafshin (për burrat), përveç kaq - dhe tregoi me dy gishtat që vijnë pas gishtit të madh.” Ebu Othmani thotë: “Për aq sa e dimë, kishte për qëllim larimet.””