“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Tejmiu se Ebu Othman Nehdiu tregon: “Teksa ishim me Utben, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i shkroi atij se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse mëndafshi vishet në dynja, nuk do të vishet në ahiret.” Ebu Othmani tregoi me dy gishta: me gishtin tregues dhe të mesmin. Hasen ibn Omeri na ka thënë: “Na ka treguar Muëtemiri, e këtij i ka treguar babai i vet, e këtij i ka treguar Ebu Othmani, duke bërë me shenjë me dy gishtat e tij, treguesin dhe të mesmin.””