“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi se Ebu Lejla tregon: “Teksa Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishte në Medain, kërkoi ujë. Dihkani i solli një enë të argjendtë me ujë, por ai e gjuajti me të dhe tha: “Nuk e gjuajta për tjetër, veçse për shkak se unë ia ndalova këtë e ai nuk iu bind ndalesës. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ari, argjendi, mëndafshi dhe veshjet e përziera me mëndafsh janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ju në ahiret.””