“Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Ebu Dhubjani, aleati i Ibn Kabit, e ky e ka dëgjuar Ibn Zubejrin se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e vesh mëndafshin në dynja, nuk do ta veshë në ahiret.” Ebu Mameri na ka thënë: “Na ka treguar Abdulvarithi nga Jezidi se Muadhja ka thënë: “Umu Amër bint Abdullahu më ka treguar: “E kam dëgjuar Abdullah ibn Zubejrin, e ky e ka dëgjuar Omerin, e ky ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ, ngjashëm.””