“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka treguar Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri se Imran ibn Hitani tregon: “E pyeta Aishen për mëndafshin, por ajo më tha: “Shko pyete Ibn Abasin.” Kështu, e pyeta Ibn Abasin, i cili më tha: “Pyete Ibn Omerin.” E, kur e pyeta Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), më tha: “Më ka treguar Ebu Hafsi, domethënë Omer ibn Hatabi, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mëndafshin e vesh në dynja ai që nuk ka hise në ahiret.” Imrani shton: “Të vërtetën e ka thënë. Ebu Hafsi dhe nuk gënjen ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Abdullah ibn Rexhai ka thënë: “Na ka treguar Harbi nga Jahjai, e këtij i ka treguar Imrani hadithin në fjalë.””