“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe. [t]: Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmelik ibn Mejsera, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më dhuroi një palë rroba të thurura pjesërisht me mëndafsh dhe, kur dola i veshur me të, vërejta pakënaqësinë në fytyrën e tij, andaj atë rrobë ua dhurova grave të mia.””