“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri tregon se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) pa një palë rroba të thurura pjesërisht me mëndafsh që shiteshin dhe tha: - O i Dërguari i Allahut, sikur t'i blije këto e t'i vishje nëpër takime me delegacionet që të vijnë, si dhe ditën e xhuma? - “Këto i veshin vetëm ata që nuk kanë hise (në botën tjetër) ” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Pas një kohe, Pejgamberi ﷺ i dërgoi Omerit një palë rroba prej mëndafshi si dhuratë. Atëherë Omeri i tha: “M'i dërgove t'i vesh, ndërkohë për rrobat e tilla të kam dëgjuar çfarë ke thënë?!” - “T'i kam dërguar për t'i shitur ose për t'ia veshur ndokujt” , - i tha Pejgamberi ﷺ.”