“Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Ibn Ebu Mulejke se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se babai i tij, Mahremi, i ka thënë: “O biri im, jam informuar se Pejgamberit ﷺ i kanë ardhur disa xhybe dhe po i shpërndan ato, kështu që eja të shkojmë te Pejgamberi ﷺ.” Kështu, shkuam së bashku dhe e gjetëm në shtëpinë e tij. Babai më tha: “O biri im, ma thirr Pejgamberin ﷺ.” Por, kjo m'u duk e rëndë, andaj i thashë: “Të ta thërras të Dërguarin e Allahut ﷺ?!” Ai më tha: “O biri im, ai nuk është tiran.” Andaj, unë e thirra, e në atë rast Pejgamberi ﷺ doli me një xhybe të thurur me mëndafsh, me pulla të arta, dhe tha: “O Mahrem, këtë ta kemi ruajtur ty,” dhe ia dha atë.””