“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Eshath ibn Sulejmi, e ky e ka dëgjuar Muavi ibn Suvejd ibn Mukarrinin se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na ka ndaluar shtatë gjëra: 1. Unazën e arit, - ose ka thënë: rrethin e arit, - 2. Mëndafshin, 3. Mëndafshin e vrazhdë (istebrak), 4. Armaçin , 5. Shalën (shtrojën) e kuqe të mëndafshtë, 6. Veshjet e mëndafshta (kasije), dhe 7. Enët e argjendit. Ndërkaq, na ka urdhëruar shtatë gjëra: 1. Të vizitojmë të sëmurin, 2. Të përcjellim xhenazet, 3. Të lutemi për atë që teshtin, 4. Ta kthejmë selamin, 5. T'i përgjigjemi ftesës, 6. Ta përmbushim atë për të cilën dikush na është betuar, dhe 7. T'i ndihmojmë atij që i bëhet padrejtësi.””