“Jahja ibn Bukejri më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se në dorën e të Dërguarit të Allahut ﷺ pa një unazë të argjendtë, të cilën e kishte mbajtur vetëm një ditë. Pastaj, edhe njerëzit porositën unaza të argjendta dhe i mbajtën ato. Më pas, i Dërguari i Allahut ﷺ e hodhi atë, e edhe njerëzit i hodhën unazat e tyre. Transmetimin e Junusit e fuqizojnë Ibrahim ibn Sadi, Zijadi dhe Shuajbi nga Zuhriu. Ibn Musafiri transmeton se Zuhriu ka thënë: “Është parë duke bartur një unazë të argjendtë.””