“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Jezid ibn Zureji se Humejdi tregon se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është pyetur: “A mbante unazë Pejgamberi ﷺ?” Enesi u përgjigj: “Një mbrëmje, Pejgamberi ﷺ e vonoi namazin e jacisë deri në mesnatë. (Pasi e fali atë) u kthye me fytyrë nga ne, - si sot më kujtohet shkëlqimi i unazës së tij, - dhe tha: “Njerëzit e tjerë janë falur dhe kanë fjetur, ndërkaq juve, për aq sa e keni pritur namazin, ju është llogaritur (shpërblimi) sikurse të ishit në namaz.””