“Muhamed ibn Selami më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Numejri, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ mori një unazë argjendi dhe e vuri në dorë (gisht). Pastaj kaloi në dorën e Ebu Bekrit, pastaj në dorën e Omerit, pastaj në dorën e Othmanit, derisa i ra në pusin Eris. Mbishkrimi i saj ishte: “Muhamed, Resul, Allah (Muhamedi, i Dërguari i Allahut).””